Art&Argëtim

Përfundon miqësia e ngushtë mes reperave Kanye West dhe John Legend, shkak Donald Trump

Miqësia e ngushtë mes reperave Kanye West dhe John Legend ka përfunduar dhe shaku kryesor i saj është politika.

5 Gusht 2022, 14:37 Nga s.s
Përfundon miqësia e ngushtë mes reperave Kanye West dhe John
John Legend dhe Kanye West

SHBA- Miqësia e ngushtë mes dy reperave me famë botërore Kanye West dhe John Legend ka përfunduar dhe shaku i saj është politika. Legend tha se kjo gjë ka ardhur për shkak të mbështetjes së reperit për ish-presidentin amerikan, Donald Trump, raporton hiphopdx.com.

“Epo, ju e dini, ne nuk jemi aq miq sa dikur, sepse unë sinqerisht mendoj se ne nuk u pajtuam publikisht për kandidimin e tij për postin, mbështetjen e tij për Trump. Mendoj se u bë e tepërt për ne që të mbanim miqësinë tonë, sinqerisht”, tha këngëtari.

Edhe kur Kanye ishte kandidat pë president i SHBA-së, Legend mbështeti Presidentin aktual Joe Biden, ndërsa për kandidaturën e ish-shokut të tij tha: “Unë nuk isha vetëm në këtë, po e dini, ai nuk ishte i lumtur për këtë. Dhe ne nuk kemi qenë të afërt që atëherë”.

kanye west john legend shba donald trump

Sondazh

Poll