Art&Argëtim

VD-"Je më i shtrejti im"/ Momenti kur Elvana Gjata uron të atin për ditëlindje në “Sunny Hill Festival”

Por për Elvanën mbrëmja e kaluar nuk mbarte vetëm emocionet e performancës por i përkonte dhe me ditëlindjen e të atit.

5 Gusht 2022, 11:04 Nga d.k.
VD-"Je më i shtrejti im"/ Momenti kur Elvana Gjata uron të
Elvana Gjata

PRISHTINË-Këngëtarja Elvana Gjata ka performuar në natën e parë të “Sunny Hill Festival” krahas Dua Lipës dhe shumë këngëtarëve të tjerë. Por për Elvanën mbrëmja e kaluar nuk mbarte vetëm emocionet e performancës por i përkonte dhe me ditëlindjen e të atit.

Këngëtarja zgjodhi një mënyrë magjike bashkë me fansat e saj nga skena ku po këndonte ta uronte bashkë me ta njëzëri babanë e saj. Këtë moment shumë të veçantë për të Elvana e ka publikuar në rrjetin social Instagram ku krahas videos ka zgjedhur t'i dedikoj disa fjalë të ëmbla babait të saj. 

 “Gëzuar ditëlindjen Babi! Je më i shtrenjti im!”-shkruan këngëtarja.

elvana gjata sunny hill festival sunny hill ne prishtine

Sondazh

Poll