Art&Argëtim

Dua Lipa merr dhuratën simbolike nga kryetari i Prishtinës: Jam e lumtur dhe krenare që jam këtu, mezi pres të performoj sonte

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama e ka ka vlerësuar kontributin që ky festival i sjell promovimit të kryeqytetit, duke bërë një dhuratë simbolike këngëtares Dua Lipa.

4 Gusht 2022, 21:12 Nga s.s
Dua Lipa merr dhuratën simbolike nga kryetari i Prishtinës: Jam e
Përparim Rama dhe Dua Lipa

KOSOVË- Dua Lipa është një ndër këngëtaret me famë botërore, e cila është rikthyer në Kosovë për edicionin e tretë të festivalit Sunny Hill.

Këngëtarja ka mbajtur një konferencë për media, e cila shihet e shoqëruar nga babai i saj, Dukagjin Lipa dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Përparim Rama e ka ka vlerësuar kontributin që ky festival i sjell promovimit të kryeqytetit, duke bërë një dhuratë simbolike këngëtares Dua Lipa.

Ai i ka dhuruar asaj ‘Hyjneshën në Fron’ e cila është e përpunuar nga ari i bardhë e cila është me vjetërsi prej 4 mijë vjeçare. Kjo dhuratë iu dha asaj në nder të promovimit që i ka bërë Kosovës me vendosjen e saj në hartën ndërkombëtare të ngjarjeve kulturore. Gjithashtu, Dua Lipa e emocionuar është shprehur: “Unë nuk di diçka speciale me thënë veç dashta me ju falenderu krejtve për suportin për dashninë që po na jepni çdo ditë… ndihna shumë krenare që jam këtu që mundme më bë performacën, e kam pasë mendjen tërë ditën vec tek performanca, tu shpresu që ju pëlqen e me u kënaq sonte. Qaq. Shumë po ndihna mirë që jam në shtëpi e vendin tem”.

Dua pritet të perfomojë sonte duke bërë këtë hapjen e festivalit katër ditor, ndërsa nuk do të mungojnë as performanca nga artistët vendor si: Kida, Yll Limani e Elvana Gjata.

dua lipa sunny hill festival

Sondazh

Poll