Art&Argëtim

‘Më shumë se shokë!’ Sheila Haxhiraj ‘çmend’ rrjetin, a është këngëtarja në një lidhje me Noizyn?

Një deklaratë e Sheila Haxhirajt për reperin Rigels Rajku, i njohur si Noizy, po bën bujën më të madhe në rrjet. Përmes një story në Instagram ka thënë se reperin e ka më shumë sesa shok.

4 Gusht 2022, 21:58 Nga s.s
‘Më shumë se shokë!’ Sheila Haxhiraj
Noizy dhe Sheila

TIRANË- Sheila Haxhiraj është një ndër këngëtaret më të preferuar në Shqipëri. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale e cila poston foto dhe video të ndryshme nga jeta e saj personale dhe profesionale.

Së fundmi, përmes një pyetësori pyetje-përgjigje me ndjekësit në Instagram, një ndjekës e pyeti Sheilën për raportet e saj me Noizyn.

“Po me Noizyn si i keni marrëdhëniet më përpara keni qenë miq jeni më?”, ishte pyetja e ndjekësit.

Sheila nuk ka hezituar për ti kthyer një përgjigje përmes një videoje krahas së cilës shkruan: “Më shumë se miq”.

‘Më shumë se shokë!’ Sheila Haxhiraj
Postimi i Sheilës

sheila haxhiraj reperi noizy

Sondazh

Poll