Aktualitet

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 29-vjeçari shqiptar (EMRI)

Aksidenti ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 7.30 të mëngjesit, në unazën që lidh Desenzanon me Sirmionen, pranë karburantit Q8.

5 Gusht 2022, 07:42 Nga d.a.
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 29-vjeçari shqiptar
aksidenti ne Itali

ITALI- Një aksident i rëndë i ka marrë jetën 29-vjeçarit shqiptar, Klajdi Tahiri, banues në Villanuova sul Clisi, në Desenzano të Italisë.

Sipas mediave vendase, aksidenti ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 7.30 të mëngjesit, në unazën që lidh Desenzanon me Sirmionen, pranë karburantit Q8.

Tahiri ishte në timonin e një Mercedes Vito dhe po udhëtonte drejt Veronës por për arsye ende të paqarta ai u përplas kokë më kokë me një kamion i ngarkuar me rrotulla çeliku. Përplasja ishte fatale pasi i riu shqiptar humbi jetën menjëherë dhe makina u shkatërrua në një grumbull fletë metalike.

Operacionet për largimin e automjeteve ishin komplekse dhe rruga u mbyll për një kohë të gjatë dhe u krijuan radhë kilometrash. Dyshimet e para të policisë janë për një parakalim të gabuar nga ana e 29-vjeçarit.

klajdi tahiri aksident ne itali vdes shqiptari ne itali

Sondazh

Poll