Art&Argëtim

Tipike!/ Influencerja greke: Një shqiptar më bëri të vjedh një kioskë

E ftuar në emisionin e YouTuberit Konilo ka qenë Super Kiki, ajo ka treguar vitet në burg dhe shkeljet e para të ligjit që ka bërë. Duke nisur nga e para, kur ishte vetëm 11 vjeçe.

4 Gusht 2022, 18:46 Nga k.m.
Tipike!/ Influencerja greke: Një shqiptar më bëri të vjedh
Super Kiki

GREQI- Super Kiki, një influencere greke ka dhënë interviste tipike. Ka fajësuar shqiptarët për faktin se iu fut rrugës së krimit.

E ftuar në emisionin e YouTuberit Konilo ka qenë Super Kiki, ajo ka treguar vitet në burg dhe shkeljet e para të ligjit që ka bërë. Duke nisur nga e para, kur ishte vetëm 11 vjeçe.

Super Kiki ka përmendur se një shqiptar e ka bërë të vjedhë një kioskë. Ajo ishte vetëm 11 vjeçe, merrte revista me dhurata por nuk prekte kasën apo kartelat. Më pas, ai i kërkoi me këmbëngulje paratë.

"Më kapi nga këmbët, më shtrëngoi derisa ranë paratë dhe gjeti diçka që kisha fshehur. Filloi të vraponte i tërbuar nëpër rrugët e ngushta. Ai bërtiste,"-tregon ajo. Ndërsa fakti që ka përmendur shqiptarët në një fjali ka entuziazmuar mediat greke, që nuk kanë ngurruar ta vëndosin në titull. Si gjithmonë, shqiptarët janë "të këqinjtë" e historisë. 

super kiki

Sondazh

Poll