Aktualitet

Merr flakë makina në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, Policia: 4 persona të lënduar

Shoferi 19-vjeçar dhe pasagjerët, 21-vjeç, 19 dhe 17-vjeç ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

4 Gusht 2022, 07:06 Nga A.B
Merr flakë makina në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, Policia: 4
Digjet makina

LUSHNJE- Policia e shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar për djegien e makinës në aksin Lushnjë-Rrogozhinë. Shkak për zjarrin në mjet dyshohet të jetë bërë një defekt elektrik. Ndërkohë që si pasojë e zjarrit kanë mbetur të lënduar drejtuesi i mjetit dhe tre pasagjerë. Shoferi 19-vjeçar dhe pasagjerët, 21-vjeç, 19 dhe 17-vjeç ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot, rreth orës 22:10, në aksin rrugor Lushnjë- Rrogozhin, në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, dyshohet për shkak të një defekti në mjet, ka marë flak në ecje e sipër automjeti tip “Golf” me drejtues shtetasin E. K., 19 vjeç, ku si pasojë e flakëve kanë marë djegie në trup drejtuesi i mjetit si dhe tre pasagjerët që ishin në mjet, shtetasit A. S., 21 vjeç, Gj. Xh., 19 vjeç, dhe F. Xh., 17 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

digjet makina ne lushnje-rrogozhine

Sondazh

Poll