Bota

Një marinar francez mbijetoi 16 orë në një varkë të përmbysur në Oqeanin Atlantik

Një francez 62-vjeçar mbijetoi për 16 orë në një flluskë ajri brenda varkës së tij me vela të përmbysur në Oqeanin Atlantik.

4 Gusht 2022, 08:09 Nga s.s
Një marinar francez mbijetoi 16 orë në një varkë
Varka e Francezit

FRANCË- Një 62-vjeçar francez mbijetoi për 16 orë në det duke përdorur një flluskë ajri brenda varkës së tij pasi ajo u përmbys, përpara se të shpëtohej në një operacion të përshkruar si "në kufijtë e së pamundurës". Roja bregdetare tha se 40ft Jeanne SOLO Sailor dërgoi një sinjal shqetësimi në orën 20:23 me orën lokale e cila ishte me largësi prej 14 milje nga ishujt Sisargas pranë rajonit veriperëndimor të Spanjës Galicia, tha roja bregdetare.

Një anije shpëtimi me pesë zhytës u nis për të shpëtuar të moshuarin, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, pasi një nga tre helikopterët u dërguan për të kërkuar anijen e përmbysur deri në orët e para të perëndimit. 62-vjeçari iu përgjigj zhytësve që kërkonin shenja jete duke goditur varkën nga brenda. Megjithatë në atë kohë deti ishte shumë i trazuar për të tentuar shpëtimin, kështu që ekipi bashkoi tullumbace lëvizëse në bykun e anijes për ta parandaluar atë të fundoset më tej dhe priti deri në mëngjes, raporton news.sky.com.

Një marinar francez mbijetoi 16 orë në një varkë
Një ekuipazh spanjoll nga Salvamento Maritimo shpëtoi marinarin francez

Ai u gjet nën varkë i veshur me një kostum mbijetese neopreni i zhytur në ujë deri në gjunjë, ndërsa dy zhytës notuan poshtë për ta ndihmuar atë. Ai u transportua me helikopter në vend të sigurt dhe u dërgua në spital për kontrolle, por ai dol inga spitali pa pasur asnjë problem nga ana shëndetësore.

varke france

Sondazh

Poll