Bota

ZYRTARE/ Senati amerikan voton me 91 vota pro hyrjes së Suedisë e Finlandës në NATO

Me 91 vota për dhe një kundër, ShBA-të i dhanë dritën jeshile liderëve në Helsinki dhe Stokholm të cilët pritet që këtë pranverë t’i bashkohen aleancës.

4 Gusht 2022, 07:38 Nga A.B
ZYRTARE/ Senati amerikan voton me 91 vota pro hyrjes së Suedisë e
Chuck Schumer, Paivi Nevala, Karin Olofsdotter

SHBA- Senati amerikan, me shumicë dërrmuese votash votoi pro pranimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Me 91 vota për dhe një kundër, ShBA-të i dhanë dritën jeshile liderëve në Helsinki dhe Stokholm të cilët pritet që këtë pranverë t’i bashkohen aleancës, si përgjigje ndaj fushatës agresive ndërkufitare të Rusisë, shkruan Abcnews.go.com.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, Charles Schumer e quajti votimin “një sinjal për Rusinë”.

Pranimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO, i cili ende duhet të finalizohet nga disa vende të tjera anëtare, do të rriste asetet ushtarake të aleancës, veçanërisht pasi arsenalet e konsiderueshme të artilerisë, avionëve luftarakë dhe armëve detare të dy vendeve janë tashmë të pajtueshme me sistemet e NATO-s.

Sipas nenit 10 të kartës së NATO-s, vende të tjera evropiane mund t’i bashkohen aleancës “me marrëveshje unanime.”

Shtatë vendet që ende nuk kanë ratifikuar anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës përfshijnë disa ku kundërshtimi mund të përbëjë një pengesë, si Hungaria dhe Turqia.

senati amerikan

Sondazh

Poll