Art&Argëtim

Burri që vrau të atin e Nicki Minaj është dënuar me 1 vit burg

Babai i reperes së famshme u vra në një aksident automobilistik në Nju Jork në shkurt të vitit 2021, kur Polewicz e goditi me makinën e tij dhe më pas e braktisi. 

3 Gusht 2022, 22:07 Nga k.m.
Burri që vrau të atin e Nicki Minaj është dënuar me 1
Robert Murray, Nicki Minaj dhe Charles Polewicz

SHBA- Charles Polewicz, përgjegjës për vdekjen e Robert Murray, babait të këngëtares së njohur, Nicki Minaj është dënuar me 1 vit burg. E po ashtu iu pezullua patenta për 6 muaj, ndërsa i kërkohet të paguajë edhe një gjobë prej 5 mijë dollarësh.

Babai i reperes së famshme u vra në një aksident automobilistik në Nju Jork në shkurt të vitit 2021, kur Polewicz e goditi me makinën e tij dhe më pas e braktisi. Pas aksidentit, Polewicz shkoi në shtëpi dhe e fshehu makinën e tij në garazh, ndërsa Maraz u dërgua në spital, ku ndërroi jetë të nesërmen. Pesë ditë më vonë, Polewicz u arrestua.

Ndërsa Minaj fillimisht shmangu komentet lidhur me ngjarjen.

“Unë nuk mund ta detyroj veten të diskutoj ende për vdekjen e babait tim. Mund të them se ishte humbja më shkatërruese e jetës sime. E gjej veten duke dashur ta telefonoj gjatë gjithë kohës. Aq më tepër tani që ai është larguar. Jeta është e çuditshme. Shpirti i tij u prehtë në qiell."/

robert murray charles polewicz n

Sondazh

Poll