Bota

Vrasja e Liderit të Al-Kaedës/ Biden paralajmëron amerikanët: Kini kujdes, mund të jeni shënjestër e dhunës

SHBA u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të jenë vigjilentë kundër dhunës së mundshme anti-amerikane jashtë vendit pas vrasjes së liderit të al-Kaedës, Ayman al-Zawahiri.

3 Gusht 2022, 09:10 Nga s.s
Vrasja e Liderit të Al-Kaedës/ Biden paralajmëron
Joe Biden

SHBA- SHBA u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të jenë vigjilentë kundër dhunës së mundshme anti-amerikane jashtë vendit pas vrasjes së liderit të al-Kaedës, Ayman al-Zawahiri.

Vdekja e tij mund të shtyjë mbështetësit e Al-Kaedës ose grupe të tjera të lidhura terroriste të synojnë objektet dhe personelin amerikan, tha Departamenti i Shtetit. Zawahiri u vra nga një dron amerikan në kryeqytetin afgan, Kabul, të dielën, raporton BBC. Ai kishte ndihmuar në organizimin e sulmeve të 11 shtatorit në SHBA, ku humbën jetën rreth 3 mijë njerëz. Mjeku 71-vjeçar egjiptian mori drejtimin e Al-Kaedës pas vdekjes së Osama Bin Ladenit në vitin 2011. Vrasja u konfirmua të hënën nga presidenti amerikan Joe Biden, i cili tha: "Zawahiri ka bërë një seri vrasjesh dhe dhune kundër qytetarëve amerikanë. Kini kujdes se kjo gjë mund të jeni shënjestër e dhunës".

Biden tha se vdekja e Zawahirit do të sillte mbylljen e familjeve të viktimave të sulmeve të vitit 2001. Ai shtoi se Zawahiri kishte organizuar gjithashtu akte të tjera dhune, duke përfshirë bombardimin vetëvrasës të destrojerit detar USS Cole në Aden në tetor të vitit 2000, i cili vrau 17 marinarë amerikanë dhe sulmet e vitit 1998 ndaj ambasadave amerikane në Kenia dhe Tanzani, në të cilat 223 njerëz humbën jetën.

shba ayman al-zawahri

Sondazh

Poll