Bota

Goditen dy magazina me 1800 bimë kanabisi në Spanjë, në pranga 22-vjeçari shqiptar dhe një spanjoll

Agjentët e Policisë Kombëtare në Spanjë kanë gjetur dy magazina me 1800 bimë kanabisi. Ata kanë arrestuar një 22-vjeçar shqiptar dhe një spanjoll.

2 Gusht 2022, 20:22 Nga s.s
Goditen dy magazina me 1800 bimë kanabisi në Spanjë, në
Policia Spanjolle

SPANJË- Një 48-vjeçar spanjoll dhe një 22-vjeçar shqiptar janë arrestuar nga Agjentët e Policisë Kombëtare në Spanjë për krim kundër shëndetit publik dhe mashtrim me energjinë elektrike. Nga hetimet e kryera me qëllim parandalimin dhe çmontimin e pikave të prodhimit dhe shitjes së drogës kanë çuar grupin e specializuar UDYCO të Policisë Kombëtare në inspektimin e një magazine industriale në Polígono de San Ginés. Brenda saj është gjetur një plantacion me 1800 bimë në fazën e tharjes, 138 llamba termike, 138 transformatorë, 20 kondicionerë, 24 ventilatorë, ndër efekte të tjera që lidhen me kultivimin dhe tharjen e lëndëve narkotike.

Në magazinë dyert dhe dritaret ishin të mbyllura, dhe mund të hyhej vetëm përmes një korridori të ngushtë rreth 40 cm të gjerë nga oborri i një magazine tjetër ngjitur me të. Në rrugën e kalimit që ishte ngitur me magazinën ishin instaluar edhe kamera vëzhgimi të vendosura në mënyrë strategjike që të mos shiheshin me sy të lirë. Pesha e drogës së sekuestruar arrin deri në 90 kilogramë, e cila mund të kapte një vlerë tregu prej 500 mijë eurosh.

Burri me kombësi spanjolle dyshohet se është përgjegjës për menaxhimin e një prej ambienteve të përshtatura për kultivimin e drogës. Gjithashtu edhe godina ngjitur magazinës përdorej për këtë punë, ku u vendos në pranga edhe një 22-vjeçar shqiptar i cili ka deklaruar se jetonte në anije dhe është përgjegjës për mbikëqyrjen dhe kujdesin e plantacionit. Të dy të arrestuarit, pasi dolën para Gjykatës u lanë të lirë në pritje të gjykimit të mëtejshëm për këto ngjarje.

spanje kanabis shqiptar ne spanje

Sondazh

Poll