Bota

Gropa misterioze 25 metra nxit hetimin pranë minierës së bakrit në Kili (VIDEO)

Në Kili është hapur një gropë misterioze me diametër 25 metra. Shërbimi Kombëtar i Gjeologjisë të Kilit ka nisur hetimet lidhur me këtë rast.

2 Gusht 2022, 19:42 Nga s.s
Gropa misterioze 25 metra nxit hetimin pranë minierës së bakrit
Gropa misterioze në Kili

KILI- Në një zonë minerare në veri të Kilit, gjatë fundjavës është hapur një gropë misterioze me diametër 25 metër. Shërbimi Kombëtar i Gjeologjisë dhe Minierave të Kilit, Sernageomin, ka nisur hetimet lidhur me këtë rast. Ata kanë dërguar personel të specializuar në zonë, e cila është rreth 665 km në veri të kryeqytetit, Santiago.

Autoritetet e Kilit bënë me dije se gropa është e thellë rreth 200 metër, ku ende  nuk është raportuar për ndonjë material të zbuluar. Ata dyshojnë se gropa ëhstë hapur nga aktiviteti minerar i një miniere bakri që operonte në këtë zonë. Pamjet me dron tregojnë një vrimë të madhe në tokë.

kili gropa misterioze

Sondazh

Poll