Bota

Itali/ 56-vjeçari godet 4 herë me thikë gruan e tij, shkak kujdestaria e maces

Në Itali një burrë ka goditur me thikë pë shkak të një sherri për kujdestarinë e maces së tyre. Gruaja ishte dakord për mbajtjen e maces ndërsa burri jo.

2 Gusht 2022, 17:32 Nga s.s
Itali/ 56-vjeçari godet 4 herë me thikë gruan e tij, shkak
Mace

ITALI- Një sherr i pazakontë mes çiftit Carmelo Marino, 56-vjeç dhe Marina Viessone, 48-vjeç për kujdestarinë e mbajtjes së maces përfundoi deri në plagosje me thikë.

Sipas raportimit të policisë sherri ka nisur për shkak se gruaja dëshironte që ta mbante macen ndërsa bashkëshorti i saj kishte kundërshtuar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Ostiano, në provincën e Kremonës, në shtëpinë e çiftit në Vicolo Façoni, raporton moyls.com.

Pas sherrit, për macen, 56-vjeçari, goditi me thikë gruan e tij 48-vjeçare dhe më pas kërkoi ndihmë. Marina Viessone, me origjinë nga Torino, u shtrua në terapi intensive në spitalin Maggiore në Kremones: ajo është në gjendje të rëndë. Sipas raportit mjekësor, gruaja ishte qëlluar 4 herë me thikë, e cila kishte të prera në bark dhe qafë. Autori me origjinë siciliane u arrestua për tentativë vrasje, e rënduar për arsye të kota.

itali plagosje me thike ne itali sherr per macen mace

Sondazh

Poll