Bota

"Kjo është ligësi", gruaja e tregtarit nigerian të vrarë në Itali kërkon drejtësi

Një video që qarkullon në internet tregon një burrë sipër Ogorchukwu, duke e goditur atë me duar dhe asnjë nga ata që dëshmuan sulmin në mes të ditës nuk u duk se ndërhyri.

2 Gusht 2022, 09:34 Nga d.a.
"Kjo është ligësi", gruaja e tregtarit nigerian të
Aliku Ogorchukwu

ITALI- Gruaja e një tregtari rrugor nigerian që u vra në Itali tha se po kërkon drejtësi pas "vdekjes së tij të dhimbshme" që shkaktoi reagime dhe protesta të shumta në vend. Oriachi tani dëshiron ta shohë të dyshuarin “ballë për ballë”, për të kuptuar pse ai vrau burrin e saj, tha avokati i familjes.

Sipas BBC, një video që qarkullon në internet tregon një burrë sipër Ogorchukwu, duke e goditur atë me duar dhe asnjë nga ata që dëshmuan sulmin në mes të ditës nuk u duk se ndërhyri.

"Kjo është një formë e ligësisë që nuk e di," tha gruaja e Ogorchukwu, Charity Oriachi, për BBC-në Focus on Afrika.

Oriachi tha se kishte marrë ndihmë për t'u përballur me vdekjen e burrit të saj, por ishte e lodhur nga "të folurit". Tani, ajo ishte e interesuar vetëm për drejtësinë. Familja e saj jetonte prej kohësh në Itali, duke theksuar se bashkëshorti i saj nuk kishte krijuar asnjëherë probleme.

Vrasja ka ngjallur zemërim në komunitetin lokal, duke përfshirë nigerianët, të cilët dolën në rrugë gjatë fundjavës dhe po planifikojnë një tjetër demonstratë së shpejti. Qeveria nigeriane u ka kërkuar autoriteteve italiane që të "sjellin shpejt para drejtësisë autorin e aktit të urryer".

I dyshuari, një burrë i quajtur Filippo Claudio Giuseppe Ferlazzo është urdhëruar të qëndrojë në burg ndërsa hetimi vazhdon. Avokati i tij mbrojtës tha për mediat se i dyshuari kishte thënë se i vinte keq dhe se nuk kishte "asnjë element racor".

Një hetues i policisë tha se Ogorchukwu u sulmua pas kërkesave "këmbëngulëse" të tregtarit drejtuar të dyshuarit dhe partneres së tij. Partnerja, e identifikuar si Elena D, i tha gazetës italiane Corriere della Sera se Ogorchukwu e kishte prekur krahun e saj, por kjo nuk e shqetësoi.

Aliku Ogorchukwu, 39, thuhet se po shiste shami në qytetin bregdetar të Civitanova Marche të premten kur u ndoq dhe u rrah për vdekje. Një 32-vjeçar italian është arrestuar si i dyshuar për vrasje dhe grabitje.

 

aliku ogorchukwu vritet nigeriani ne itali filippo claudio giuseppe ferlazzo

Sondazh

Poll