Bota

Çështja e referendumit, VMRO DPMNE-ja e cilësoi si sjellje bipolare politike qëndrimin e presidentit Pendarovski

Nga partia e Mickoskit theksojnë se Pendarovski me këtë qëndrim po tregon se nuk ka kapacitet politik për qëndrime personale politike duke akuzuar atë se është pre e presionit të Kovaçevskit dhe Zoran Zaevit dhe udhëhiqet nga interesat e ngushta partiake.

2 Gusht 2022, 08:54 Nga d.a.
Çështja e referendumit, VMRO DPMNE-ja e cilësoi si sjellje
Mickoski dhe Pendarovski

MAQEDONIA E VERIUT- Deklaratën e presidentit maqedonas Stevo Pendarovski lidhur me çështjen e referendumit, partia opozitare VMRO-DPMNE e cilëson si një ndryshim drastik të qëndrimeve dhe sjellje bipolare politike.

Nga partia e Mickoskit theksojnë se Pendarovski me këtë qëndrim po tregon se nuk ka kapacitet politik për qëndrime personale politike duke akuzuar atë se është pre e presionit të Kovaçevskit dhe Zoran Zaevit dhe udhëhiqet nga interesat e ngushta partiake.

Stevo Pendarovski tregoi se ose nuk ka kapacitet politik që të ketë qëndrim personal ku do të qëndrojë gjatë gjithë kohës, ose Kovaçevski dhe Zoran Zaevi i kanë bërë presion serioz dhe i kanë treguar se ai është vetëm peng i tyre që e manipulojnë dhe drejtojnë me të siç dëshirojnë nga Qeveria….”, tha Dimçe Arsovski, VMRO-DPMNE.

Reagimi vjen pas deklaratës së fundit të Presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski i cili tha se nuk ka mirëkuptim për kërkesën e opozitës për referendum, duke e cilësuar atë si një manipulim të Mickoskit.

Pas 4 vite refuzim të marrëveshjeve kyçe që në mundësuan anëtarësimin në NATO, po mendoj për Marrëveshjen e Prespës, dhe marrëveshjen me Bullgarinë që na mundësoi të fillojmë bisedimet për anëtarësim në BE pas 17 vjet pritje. Mendoj se është e drejtë që VMRO-DPMNE dhe ‘E majta’, të definohen publikisht, para popullit maqedonas dhe qytetarëve maqedonas lidhur me atë që janë vërtetë, parti politike antievropiane”, ka thënë presidenti Pendarovski.

Ditë më parë Pendarovski theksoi se nëse opozita del me formulim të ndershëm të pyetjes, të gjitha partitë politike duhet të dalin në referendum dhe të mos bojkotojnë.

referendumi ne maqedoni stevo pendarovski hristijan mickoski

Sondazh

Poll