Bota

Ministri i qeverisë Kurti flet nga Serbia, Rakiç: Unë jam opozitë e tij, largohem kur kërkojnë serbët

Gjatë fjalimit të tij nga Beogradi, Rakiç ka falënderuar serbët për barrikadat e vendosura në dy pikat kufitare Jarinje e Bërnjak si dhe për “vendosmërinë” e treguar.

2 Gusht 2022, 08:49 Nga d.a.
Ministri i qeverisë Kurti flet nga Serbia, Rakiç: Unë jam
Goran Rakiç

KOSOVË- Goran Rakiç ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ka deklaruar se edhe pse është pjesë e qeverisë është opozitë brenda saj. Ai thotë se nuk është zgjedhur nga kryeministri Albin Kurti, por nga serbët, dhe se dorëheqjen do ta jap kur t’i kërkojnë serbët që e kanë zgjedhur.

Sa i përket dorëheqjes nga qeveria, unë jam pjesë e asaj qeverie dhe do të jap dorëheqje kur të më kërkojnë njerëzit që më kanë zgjedhur”, tha Goran Rakiç, njëherit kryetar i Listës Serbe.

Gjatë fjalimit të tij nga Beogradi, Rakiç ka falënderuar serbët për barrikadat e vendosura në dy pikat kufitare Jarinje e Bërnjak si dhe për “vendosmërinë” e treguar.

Pra, unë jam pjesë e qeverisë, por jam në opozitë me atë qeveri sepse e kërkon korniza ligjore. Unë nuk jam zgjedhur në qeveri nga Kurti, por nga populli serb”, thotë Rakiç.

Ai shtoi se anëtarët e Listës Serbe që janë ulur në Kuvendin e Kosovës “janë edhe opozitë”.

Dhe jam i sigurt që kur njerëzit t’i thërrasin, ata do të dalin prej andej. Ata ndonjëherë marrin pjesë në seancë, luftojnë për popullin serb, por nëse populli i thërret ata do të dalin”, shtoi ai.

Veriu i Kosovës është përfshirë nga tensionet pasi qeveria e Kosovës paralajmëroi se duke nisur nga 1 gushti qytetarët serb që kanë makina me targa me akronime të qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia, do të mund të riregjistrojnë makinat e tyre me targat RKS (Republika e Kosovës). Po ashtu, nga sot u tha se të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në territorin e Kosovës, do të pajisjen me një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia. Praktikë të njëjtë Serbia aplikon për shtetasit e Kosovës prej 11 vjetësh. Pas tensioneve dhe kërkesës së SHBA, Kurti vendosi shtyrjen me një muaj të këtij vendimi.

goran rakiç tensione per reciprocitetin

Sondazh

Poll