Bota

"Kemi gra të bukura, vodka dhe... gaz të lirë"/ Rusia tallet me Perëndimin: Po vjen dimri, ejani tek ne

Me një video tejet seksiste na fton të shkojmë në Rusi, duke paraqitur si... argumente të lëkundshme femra të bukura dhe gjithashtu... rezistencë ndaj sanksioneve perëndimore.

1 Gusht 2022, 21:38 Nga k.m.
"Kemi gra të bukura, vodka dhe... gaz të lirë"/ Rusia
Foto ilustruese

MOSKË- Në një kohë kur Rusia është në qendër të stuhisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, Moska po përpiqet të ndryshojë kushtet e lojës, por pa dobi. Me një video tejet seksiste na fton të shkojmë në Rusi, duke paraqitur si... argumente të lëkundshme femra të bukura dhe gjithashtu... rezistencë ndaj sanksioneve perëndimore.

Reklama prej 53 sekondash në fjalë titullohet "Koha për të lëvizur në Rusi" dhe është postuar në llogarinë në Twitter të Ambasadës Ruse në Spanjë. Videoja përshkruan skena klasike ruse, nga fëmijët që vrapojnë nëpër fusha dhe kuzhina ruse. Disa nga arsyet pse duhet të shkojmë në Rusi, sipas videos, janë gazi i lirë dhe "një ekonomi që mund të përballojë mijëra sanksione".

Në të njëjtën video, narratori flet gjithashtu për "historinë e pasur, letërsinë e njohur botërore, arkitekturën unike, baletin dhe mikpritjen" e Rusisë. Ai gjithashtu i referohet krishterimit ndërsa rendit "gratë e bukura" sikur të ishin një burim kombëtar, duke treguar vlerat kulturore që mund të presin emigrantët e mundshëm.

rusi

Sondazh

Poll