Bota

VIDEO/ Pushuesit tentojnë të vjedhin drogën në gomonen e trafikantëve, policia i shpërndan me helikopter

Bastisja e çuditshme u filmua nga një çati aty pranë në Sanlucar de Barrameda, provincën Cadiz, në jug të Spanjës, më 29 korrik.

1 Gusht 2022, 20:20 Nga k.m.
VIDEO/ Pushuesit tentojnë të vjedhin drogën në gomonen e
Foto nga aksioni

SPANJË- Një video amatore tregon se si policia spanjolle ka shpërndarë turmën e një grupi pushuesish që tentuan të vjedhin kanabisin nga gomonia e trafikantëve të drogës. Bastisja e çuditshme u filmua nga një çati aty pranë në Sanlucar de Barrameda, provincën Cadiz, në jug të Spanjës, më 29 korrik.

Droga ishte kapur gjatë një aksioni ndaj trafikantëve, ku gomonia e tyre ishte përplasur dhe kishte mbetur në rërë duke e braktisur atë. Kur policia po i afrohej gomones për të sekuestruar drogën, një grup pushuesish kanë tentuar të vjedhin lëndën narkotike, duke detyruar policinë të ngrejë në ajër helikopterin për t’i shpërndarë.

Megjithatë edhe kjo nuk i ndaloi ata, pasi shiheshin duke vrapuar me çanta në dorë nën helikën e helikopterit. Policia spanjolle ka njoftuar se ka arritur të marrë gjithë drogën që tentuan ta vjedhin pushuesit lokalë. Doganierët spanjollë kishin kapur varkën e shpërndarësve të drogës që u rrëzua pasi ishte plazhuar në rërë.

Policia Kombëtare Spanjolle ka konfirmuar se operacioni në fjalë është në vazhdim. Provinca e Cadiz thuhet se është një pikë e nxehtë e trafikut të drogës për shkak të afërsisë me kontinentin afrikan.

spanje

Sondazh

Poll