Aktualitet

Përplasen dy motoçikleta në Divjakë, humb jetën njëri nga shoferët

6 Gusht 2019, 05:23 Nga DOSJA
Përplasen dy motoçikleta në Divjakë, humb jetën

Divjakë- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Divjakë mbrëmë rreth orës 22:00. Mësohet se janë përplasur dy motoçikleta dhe ka humbur jetën një nga shoferët.

Sipas informacioneve ka humbur jetën Ronaldo Sh. 21-vjeç  dhe është plagosur 24-vjeçari E.M. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Zvërnec.

24-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Lushnjes.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave që kanë çuar në këtë aksident.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në divajkë humb jetën i riu ronaldo sh. aksident në divajkë humb jetën i riu ronaldo sh.

Sondazh

Poll