Aktualitet

U hodh nga makina për ti shpëtuar përplasjes me pemën, vdes në vend shqiptari në Itali

Njarja ka ndodhur pak pas orës 8 të mbrëmjes ku shqiptari pasi humbi kontrollin e makinës ka tentuar të frenojë për më shumë se 50 metra duke përfunduar në dalje të rrugës dhe është përplasur fortë me një pemë. 37-vjeçari, i cili ndodhej vetëm në makinë, për ti shpëtuar përplasjese fatale është hedhur nga makina në ecje, por kjo rezultoi fatale për të.

31 Korrik 2022, 09:06 Nga d.a.
U hodh nga makina për ti shpëtuar përplasjes me pemën, vdes
Pamje nga aksident

ITALI- Një aksident i rëndë i ka marreë jetën një shtetasi 37-vjeçar shqiptar në Itali, banues në Casatisma prej vitesh, pasi ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me një pemë.

Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur pak pas orës 8 të mbrëmjes ku shqiptari pasi humbi kontrollin e makinës ka tentuar të frenojë për më shumë se 50 metra duke përfunduar në dalje të rrugës dhe është përplasur fortë me një pemë. 37-vjeçari, i cili ndodhej vetëm në makinë, për ti shpëtuar përplasjes fatale është hedhur nga makina në ecje, por kjo rezultoi fatale për të.

Ambluanca dhe policia shkuan menjëherë në vendngjarje por fatkeqësisht kanë mundur vetëm të konstatojnë vdekjen e tij. Bashkëshortja e tij, së bashku me disa të afërm kanë nxituar të shkojnë menjëherë në vendngjarje, ku pas tronditjes së pësuar ajo u ndje keq dhe u dërgua në spital.

 

vdes shqiptari ne itali aksident ne itali

Sondazh

Poll