Aktualitet

Zjarri në Dropull/ Ndërhyn helikopteri për shuarje, flakët po përhapen drejt Parkut të Syrit të Kaltër

Zjarrëfikëst kanë punuar gjatë gjithë natës, pasi flakët rrezikonin edhe banesat në disa fshatra.

31 Korrik 2022, 07:53 Nga A.B
Zjarri në Dropull/ Ndërhyn helikopteri për shuarje, flakët
Zjarr

GJIROKASTËR- Situata nga zjarri në Dropull të Gjirokstrës duket se nuk është përmirësuar, pasi flakët vijojnë të përhapen. Flakët e zjarrit kanë një ditë që janë aktive e ende nuk po shuhen. 

Zjarrëfikëst kanë punuar gjatë gjithë natës, pasi flakët rrezikonin edhe banesat në disa fshatra. Flakët janë vënë në kontroll nga krahu i fshatit Frashtan, por që zjarri vijon të përhapet me drejt Finiqit ndërsa një tjetër vatër zjarri po afrohet drejt Parkut të Syrit të Kaltër. Helikopteri i Forcave të Armatosura, i cili po furnizohet me ujë në liqenin e Peshkopit, në mëngjesin e sotëm ka kryer të paktën 11 fluturime dhe po punon për shuarjen e flakëve.

Mesditën e djeshme kanë ardhur në ndihmë dy avion grek të cilët kanë bërë të mundur edhe shuarjen e zjarrit në disa zona ku është dhe rreziku më i madh për banorët.

zjarre ne shqiperi zjarr ne dropull

Sondazh

Poll