Aktualitet

Zjarr në kepin e Rodonit, zjarrfikësit dorëzohen prej terrenit, s'ka helikopter për ndërhyrje

Një vatër zjarri është aktivizuar sot në kepin e Rodonit, por për shkak të terrenit të vështirë është bërë e pamundur ndërhyrja.

30 Korrik 2022, 18:19 Nga k.m.
Zjarr në kepin e Rodonit, zjarrfikësit dorëzohen prej terrenit,
Foto ilustruese

DURRËS- Zjarret janë shtuar në vend si pasojë e temperaturave të larta, zjarrfikëst e Durrësit janë duke u përballur edhe me mungesën e mjeteve të nevojshme për tu lehtësuar punën. Një vatër zjarri është aktivizuar sot në kepin e Rodonit, por për shkak të terrenit të vështirë është bërë e pamundur ndërhyrja.

Zjarrfikëset kanë bërë më shumë se 8 kilometra në këmbë dhe kanë nisur shuarjen e flakëve me mjete rrethanore, kjo për shkak se autoboti me ujë nuk ka mundur që të depërtojë më thellë. Por duket se zjarrfikësit po dorëzohen duke shpresuar se vetëm nga reshjet e shiut mund të shuajnë flakët, kur ndërhyrja nga ajri është e pamundur për shkak të mungesës së helikopterëve. 

durres zjarr ne kepin e rodonit

Sondazh

Poll