Art&Argëtim

Jennifer Lopez, vetëm në muajin e mjaltit/ Zbulohet arsyeja pse u largua Ben Affleck

Çifti zgjodhi Parisin për të kaluar udhëtimin e tyre të parë si çift i martuar, së bashku me fëmijët e tyre, ku kanë shijuar shumë ture turistike.

29 Korrik 2022, 22:24 Nga k.m.
Jennifer Lopez, vetëm në muajin e mjaltit/ Zbulohet arsyeja pse u
Ben Affleck dhe Jennifer Lopez

SHBA- Muaji i mjaltit i të porsamartuarve Ben Affleck dhe Jennifer Lopez ka përfunduar, por jo për të dy. Sipas mediave të huaja, Ben Affleck mori rrugën e kthimit për në Amerikë, duke e lënë yllin latin të vazhdonte muajin e mjaltit në Francë me fëmijët e tyrr.

Çifti zgjodhi Parisin për të kaluar udhëtimin e tyre të parë si çift i martuar, së bashku me fëmijët e tyre, ku kanë shijuar shumë ture turistike. Megjithatë, Ben Affleck u kthye në Kaliforni për arsye biznesi, më konkretisht për rikthimin e tij si Batman në filmin “Aquaman 2”.

Megjithatë, duket se JLo nuk ka dashur të kthehet dhe ka vazhduar udhëtimin në Europës. Ajo është kapur e veshur me një fushtan me lule dhe flokët e saj në një topuz të çrregullt, Lopez shoqëron vajzën e saj 14-vjeçare në një shëtitje në Capri.

ben affleck jennifer lopez

Sondazh

Poll