Bota

Ish-deputeti boshnjak dënohet me 3 vite burg për korrupsion! Një vit më parë i shpallur "non grata" nga SHBA

Departamenti amerikan i Shtetit në vitin 2020 ia ndaloi Zukiçit hyrjen në Shtetet e Bashkuara për, siç thuhet, përfshirje në korrupsion të rëndë. Gjykata e Sarajevës dënoi më 29 korrik edhe katër persona të tjerë me burgim deri në gjashtë, ndërsa liroi të tjerë.

29 Korrik 2022, 17:04 Nga k.m.
Ish-deputeti boshnjak dënohet me 3 vite burg për korrupsion! Një
Amir Zukiç

Një gjykatë në Sarajevë ka dënuar Amir Zukiçin, ish-zyrtar i lartë i partisë në pushtet, me tre vjet burgim për korrupsion. Zukiç, ish-deputet i shtetit dhe sekretar i përgjithshëm i Partisë për Veprim Demokratik (SDA), parti e cila është aktualisht në pushtet, u shpall fajtor për ryshfet dhe përdorim të lidhjeve politike për t'u dhënë punë disa njerëzve në institucionet shtetërore në vitin 2016.

Departamenti amerikan i Shtetit në vitin 2020 ia ndaloi Zukiçit hyrjen në Shtetet e Bashkuara për, siç thuhet, përfshirje në korrupsion të rëndë. Gjykata e Sarajevës dënoi më 29 korrik edhe katër persona të tjerë me burgim deri në gjashtë, ndërsa liroi të tjerë.

Safet Bibiç u dënua me gjashtë vjet burgim, Senad Trako me një vit e gjysmë, Ramiz Karavdiç me dy vjet dhe Esad Xhananoviç me tri vjet.

Ndërsa Nexhad Trako dhe Asim Sarajliç, i cili gjithashtu është në listën e SHBA-së për korrupsion, u liruan nga akuzat.

Vendimet e gjykatës mund të apelohen. Gjyqimi ishte pjesë e përpjekjeve të mbështetura nga Perëndimi për të frenuar korrupsionin në këtë vend ballkanik, i cili po përpiqet të rimëkëmbet ekonomikisht nga një luftë etnike shkatërruese e viteve 1990. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë kanë vendosur sanksione ndaj individëve që konsiderohen se minojnë sundimin e ligjit dhe stabilitetin në Ballkan./REL

amir zukiç

Sondazh

Poll