Bota

Aksidenti në Podujevë, hapen dyert e mortit në familjen Sopaj, dëshmitë rrënqethëse të familjarëve: Para 1 jave i kishte vdekur nëna

Prej mëngjesit të sotëm në familjen e Asllan Sopaj, babai i Shemsedin Sopajt, që vdiq sot bashkë me gruan në aksidentin në Podujevë janë hapur dyert e mortit për të pritur miqtë dhe të afërmit për ngushëllime

29 Korrik 2022, 16:25 Nga e.k
Aksidenti në Podujevë, hapen dyert e mortit në familjen Sopaj,
Pamje nga vendi i ngjarjes

PRISHTINË- Një aksident fatal do të përgjakte mëngjesin e sotëm audostradën Prishtinë-Podujeve ku një makinë në të cilën udhëtonte një familje që po ktheheshin nga Sllovenia për në vendlindje u përplas me një autobus duke shkaktuar vdekjen e dy bashkëshortëve dhe duke lënë të lëndur rëndë dy fëmijët. 

Viktima mbetën nëna e identifikuar me inicialet M.S 35 vjeçe dhe babai Shemsedin Sopaj 36 vjeç ndërsa dy fëmijët 3 dhe 5 vjeç që ndodheshin në sediljen e pasme po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Si ndodhi ngjarja

Aksidenti tragjik që la jetimë dy fëmijë të mitur ndodhi rreth orës 04:40 në autostradën Prishtinë-Podujeve ku makina që drejtohej nga kryefamiljari është përplasur me autobusin duke mbetur të vdekur prindërit dhe të plagosur rëndë fëmijët. Nga fotot që vijnë nga vendi i ngjarjes shihet qartë dëmtimi i fortë që ka marrë mjeti në pjesën e përparme duke u dëmtuar thuajse plotësisht ç'ka ka shkatuar dhe vdekjen e çiftit të bashkëshortëve.

Aksidenti në Podujevë, hapen dyert e mortit në familjen Sopaj,

Dëshmia e familjarëve

Prej mëngjesit të sotëm në familjen e Asllan Sopaj, babai i Shemsedin Sopajt, që vdiq sot bashkë me gruan në aksidentin në Podujevë janë hapur dyert e mortit për të pritur miqtë dhe të afërmit për ngushëllime. Ai tregon momentin e trishtë ku mori dhe lajmin e kobshëm për humbjen e jetës së djalit dhe nuses së tij dhe lëndimin e dy nipërm të tij. 

“Prej orës 3, ata tjerët janë shku atje, unë kam ndejtë me ta, e s’më kanë kallxu. Dy, tha, janë shku [kanë vdekur] e kush është shku s’kallxojshin”, thotë Sopaj.

Sopaj thotë se fillimisht atij iu tha se është bërë një përplasje e vogël dhe nuk e dinte se ai aksident i kishte marrë jetën djalit dhe rejës së tij.

“Policia na dha lajmin, e Malisheves, dy parë dyer i kem çelur, në mëngjes, edhe ato poshtë edhe këto lart. Ata thanë një ndeshje e vogël u bë ashtu-kështu, pasta me kerr kam shku menjëherë”, thotë ai.

Babai tregon se i biri, Shemsedini, kishte shkuar jashtë vendit para 15 vitesh, në moshë të re. Tregon se gruaja e tij, që po ashtu vdiq në aksident, ishte në Kosovë para një jave, shkruajnë mediat në Kosovë.

“Ai që 15 vjet është atje. I ri u shku që 15 vjet. Vjen me kerr vetë me fëmijë. Para një javë, i ka vdek nana të shoqes së tij”, tregonte ai.

Djali i xhaxhait të Shemsedin Sopajt ka treguar se 35-vjeçares para 1 jave i kishte vdekur dhe nëna dhe ajo kishte ardhur në Kosovë për varrimin  esaj, ndërsa sot gjeti tragjikisht vdekjen duke lënë jetim fëmijët e mitur. 

"Para 1 ore kemi marrë vesh, kufomat janë në Prishtinë. Qysh ka shku deri te aksidenti sen s’dijmë.  Kontakti i fundit ka qenë në Gjermani. E kam thirr në telefon, një vizë e kish pas djali me marr e tha deri t’mi del viza djalit, tha du me u nis për familje. Gruaja i ka ardh para një jave se nana i ka vdeke, e u kthy mënjëherë. Qe fati tash tu ardh në këtë anë, edhe ajo bani aksident e shkojë”, ka thënë Sopaj 

Ndërkohë Policia e Kosovës njofton se me urdhër të prokurorit shoferi i autobusit është ndaluar dhe do të mbahet për 48 orë në ambientet e Policisë për ti marrë dëshminë dhe për të kuptuar më shumë për mënyrën si ndodhi aksidenti tragjik.

aksident ne prishtine

Sondazh

Poll