Bota

Rritet numri i tigrave të Nepalit, problem tani janë njerëzit. Po shtohen sulmet...

Në vitin 2010, qeveria u angazhua për të dyfishuar popullsinë e tigrave të egër në botë deri në vitin e ardhshëm kinez të tigrit, që është këtë vit.

29 Korrik 2022, 16:37 Nga k.m.
Rritet numri i tigrave të Nepalit, problem tani janë njerëzit. Po
Foto ilustruese

NEPAL- Popullsia e tigrave në Nepal është trefishuar në 12 vjet. Por shqetësimet tani po shtohen për njerëzit pasi kohët e fundit janë regjistruar sulmet fatale. Nga niveli më i ulët prej 121 në 2010, popullsia nepaleze e tigrave të Bengalit është rritur në 355, e cila i atribuohet ndalimit të gjuetisë pa leje. 

Në vitin 2010, qeveria u angazhua për të dyfishuar popullsinë e tigrave të egër në botë deri në vitin e ardhshëm kinez të tigrit, që është këtë vit. Numrat arritën një nivel më të ulët historik prej 3,200 në 2010, nga rreth 100,000 një shekull më parë. Por tashmë njerëzit po paguajnë një çmim të lartë.  Gjatë tre viteve të fundit ka pasur 104 sulme brenda zonave të mbrojtura dhe 62 njerëz janë vrarë. Viktimat shpesh sulmoheshin teksa mblidhnin dru zjarri, kullosnin bagëtinë ose kërkonin ushqim në pyll.

Shiv Raj Bhatta, drejtor i programit WWF Nepal, tha se rritja e numrit të tigrave ishte një lajm i mirë, por paralajmëroi se vendi po hynte në një fazë të re të rimëkëmbjes së felinit të madhe dhe se njerëzit tashme do të duhet të mësonin të jetonin përkrah tyre. Mayukh Chatterjee, një anëtar i grupit të specialistëve, po studion arsyet e tigrave për sulmet ndaj njerëzve në parqet kombëtare në Indi që lidhen edhe me ato në Nepal. Ai ka zbuluar se rastet e grabitqarëve janë të rralla, e se shumica e incidenteve janë të shkaktuara nga takime aksidentale./TheGuardian

tigrat ne nepal nepal

Sondazh

Poll