Art&Argëtim

VD- Zbulohen prapaskenat / Cllevio u takua me babain e Noizy-t në Polici. Si u fut 'mik' Klemend Balili

Në rrjetet sociale Cllevio ka treguar se është shprehur i penduar para tij dhe se kanë nënshkruar një marrëveshje. Për këtë marrëveshje ai u shpreh se i ka kërkuar dy kushte, ndonëse nuk zbuloi se për çfarë kushtesh bëhej fjalë konkretisht.

26 Korrik 2022, 22:27 Nga k.m.
VD- Zbulohen prapaskenat / Cllevio u takua me babain e Noizy-t në Polici.
Foto ilustruese

TIRANË- Pas lirimit nga burgu, reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio Serbiano, tha se ishte babai i Noizy-t, Bashkim Rajku, ai që e kishte çuar në polici ku edhe e priste për një marrëveshje. Në rrjetet sociale Cllevio ka treguar se është shprehur i penduar para tij dhe se kanë nënshkruar një marrëveshje. Për këtë marrëveshje ai u shpreh se i ka kërkuar dy kushte, ndonëse nuk zbuloi se për çfarë kushtesh bëhej fjalë konkretisht.

“U çova në këmbë dhe i thashë se më rreh Noizy. Sepse e dha me vepra. Ishte shefi i komisariatit, babi i Noizy-t, avokati im. Më tha mua “Çfarë ke që shan?” I thash: “E bëra. Më rrahe, e meritova.” Meritova dhe plumbin. Se me ato të sharat Meriton edhe plumb. Të shash një familje si ata. Janë familje që i respekton gjithë Shqipëria, se i kanë lënë vend vetes. Ti dhe çuni që ke edukuar dhe ke rritur të ka nderuar. Të kesh mik familjen Rajku, nuk besoj kurrë se të vjen ndonjë e keqe. Mendimi unë ore, unë kështu e mendoj. Ndoshta ju dukem servil, por unë kështu mendoj. E bëra unë gabimin. Meritoja unë të vritesha. Tani ti më ndëshkove më rrahe. Bashkimi ka patur mundësi për 2 vjet që e kam sharë të më çonte 2 mijë toga pushkatimi dhe unë do isha pushkatuar. Shefi më tha do bëjmë një marrëveshje. I thashë ‘Kë quan marrëveshje ti? Se marrëveshjet janë interese’. Nuk e jap firmën kot unë për marrëveshje kot. I thash kam dy kushte.“

Ndërsa në një video tjetër tregon se reperi nga Durrësi i kishte futur mik për t'u pajtuar edhe Klemend Balilin (i ashtuquajtur Eskobari i Ballkanit, i cili po vuan dënimin me 10 vite burg në burgun e Peqinit). Por vëllai i reperit nga Lushnja nuk kishte pranuar. 

"Kë gjete mik Klemend Balilin që i tha vëllait tim që do të vijë Noizy që të të kërkojë falje? Dhe i tha vëllai im Klemendit, po erdhi këtu nuk del më i gjallë. Ti je lepurush, ku e imagjinon ti të vish në takim në burg,"-tregon ai.

Mbrëmjen e sotme Cllevio ka realizuar një video Live në Instagram ku i ka kërkuar falje Noizyt duke u shprehur se nuk do merret më me të. Bashkë me Aleks Vishajn dhe Kozak Braçin, ai tha se nëse do dalë nga fjala, atëherë i ka shkelur në besë shokët e tij. Madje ka bërë edhe premtimin drastik se nëse e shkel fjalën, do të hidhet nga dritarja. 

sherri noizy-cllevio cllevio serbiano klement balili

Sondazh

Poll