Bota

Zelanda e Re vendos ligjin e ri për duhanin, në përpjekje për të krijuar një brez jo duhanpirës

Ligjvënësit e Zelandës së Re kanë premtuar t'i japin fund kontrollit "të neveritshëm dhe të çuditshëm" të firmave të duhanit.

27 Korrik 2022, 11:23 Nga s.s
Zelanda e Re vendos ligjin e ri për duhanin, në përpjekje
Zelanda e Re ndryshon ligjin për cigaret

ZELANDA E RE- Duke prezantuar legjislacionin e parë në botë që do të parandalonte gjeneratën e ardhshme nga mundësia e blerjes së ligjshme të cigareve, ligjvënësit e Zelandës së Re kanë premtuar t'i japin fund kontrollit "të neveritshëm dhe të çuditshëm" të firmave të duhanit. Sipas raportit të The Guardian, qeveria zbuloi rregullore të reja të martën në një përpjekje për të nxitur një brez pa përdorimin e duhanit. Këto rregullore përfshijnë rritjen e vazhdueshme të moshës së blerjes së cigareve, gjë që do t'i pengonte adoleshentët të mund të blinin cigare në mënyrë të ligjshme. 

Masat e reja, të cilat u diskutuan në parlament, konsiderohen të jenë të parat në botë, gjithashtu do të ulin ndjeshëm sasinë e nikotinës në cigare, duke kufizuar disponueshmërinë e tyre në dyqanet e specializuara të duhanit dhe jo në dyqanet e këndit dhe supermarketet, dhe do të rrisin moshën e pirjes së duhanit. Projektligji ka mbështetjen pothuajse unanime nga të gjitha partitë politike për të shkuar në komisionin e përzgjedhur, në fazën e proçesit legjislativ kur ligjvënësit dëgjojnë deklaratat e ekspertëve dhe publikut. Në vitin 2023, ligji parashikohet të hyjë në fuqi dhe rregulli zbatohet vetëm për produktet e duhanit.

Ndërsa prezantoi ligjin për leximin e tij të parë, Ayesha Verrall, ministrja e asociuar e Shëndetësisë, tha: “Për dekada ne kemi lejuar kompanitë e duhanit të ruajnë pjesën e tyre të tregut duke e bërë produktin e tyre vdekjeprurës gjithnjë e më të varur. Është e neveritshme dhe është e çuditshme. Ne kemi më shumë rregullore në këtë vend për sigurinë e shitjes së një sanduiçi sesa të një cigareje”, raporton The Guardian. Verrall shtoi: "Prioriteti ynë në sjelljen e këtij projektligji është të mbrojmë atë që është e çmuar: njerëzit tanë, familjet tona dhe komunitetet tona”.

Projektligji i Amendamentit për Mjediset pa duhan dhe Produktet e Rregulluara do të kthehet në Dhomën e Përfaqësuesve në fund të vitit 2022 me qëllim që të bëhet ligj, sipas një raporti. Matt Doocey, një deputet i Partisë Kombëtare të opozitës, deklaroi se megjithëse partia do ta mbështeste këtë projektligj, por ata kishin probleme në lidhje me natyrën e saj eksperimentale. 

zelanda e re ndryshon ligji per duhanin

Sondazh

Poll