Aktualitet

Komiteti Shqiptar i Helsinkit kërkoi shfuqizimin e dy neneve, Gjykata Kushtetuese kalon çështjen në seancë publike

26 Korrik 2022, 17:38 Nga k.m.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit kërkoi shfuqizimin e dy neneve, Gjykata
Foto ilustruese

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka vendosur kalimin për shqyrtim në seancë publike të çështjes së depozituar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, sa i takon kërkesës për shfuqizimin si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të nenit 89/b dhe 242/a të Kodit Penal.

Nenet dënojnë penalisht disa forma të mosbindjes së qytetarëve ndaj masave të organeve kompetente shtetërore gjatë gjendjes së jashtëzakonshme apo gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Komiteti Shqiptar i Helsinkit pretendon se ndryshimi në kod nuk mund të justifikojë qëllimin në rast se cënohen parimet.

*lajmi është përditësim...

Sondazh

Poll