Aktualitet

Përfshihen nga flakët malet mes Gramshit dhe Pogradecit, zjarrfiksit dhe ushtria po punojnë për izolimin e flakëve

Zjarri i përmasave të mëdha favorizohet nga era dhe temperaturat e larta. Ndërkohë ekipet e zjarrfikëseve dhe pyjore të bashkive Gramsh e Pogradec po luftojnë me flakët për të mos lejuar përhapjen e tyre.

26 Korrik 2022, 18:35 Nga e.k
Përfshihen nga flakët malet mes Gramshit dhe Pogradecit, zjarrfiksit
Pamje nga vendi i ngjarjes

POGRADEC- Situata nga zjarret në vend vijon të jetë problematike. Një tjetër vatër zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe pylli në malet mes Gramshit dhe Pogradecit ditën e sotme.

Zjarri i përmasave të mëdha favorizohet nga era dhe temperaturat e larta. Ndërkohë ekipet e zjarrfikëseve dhe pyjore të bashkive Gramsh e Pogradec po luftojnë me flakët për të mos lejuar përhapjen e tyre.

Në ndihmë të ekipeve zjarrfikse kanë shkuar dhe forca të ushtrisë.

pogradec zjarret ne vend

Sondazh

Poll