Aktualitet

4 Gusht 2019, 11:10 Nga DOSJA

TIRANË– Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Ilson Beqiraj dhe Edmond Gecaj,të dy të arrestuar për gjobëvënie. 

Për Gecajn, togat e zeza kanë caktuar “burg pa afat” pasi akuzohet se ishte kreu i grupit, ndërsa për Beqirajn u vendos burg me afat dy muaj.

Dy të rinjtë u arrestuan pasi i vendosën gjobë 12 mijë euro një personi, të cilit kishin arritur që t’i merrnin 7.500 euro.

30-vjeçari Gecaj rezultone me precedentë penal pasi në vitin 2016  ka tentuar të vrasë presidentin e të futbollit të Korabit Fehmi Mziu pasi ky i fundit i kishte 20 mijë euro borxh.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edmond gecaj gjykata e krimeve te renda ilson beqiraj edmond gecaj gjykata e krimeve te renda ilson beqiraj

Sondazh

Poll