Bota

Rusia do të tërhiqet nga projekti i Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor pas vitit 2024

Borisov tha se vendimi për t’u larguar nga stacioni pas vitit 2024 është i marrë tashmë dhe nuk ka kthim pas dhe theksoi se ata do të punojnë që të ngrejnë stacionin e tyre.

26 Korrik 2022, 14:16 Nga d.a.
Rusia do të tërhiqet nga projekti i Stacionit Ndërkombëtar
Stacioni Hapesinor rus

RUSI- Rusia do të ndalojë funksionimin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës  pas vitit 2024, njoftoi kreu i agjencisë ruse të hapësirës Roscosmos, Yuri Borisov.

"Ne padyshim që do të përmbushim të gjitha detyrimet tona ndaj partnerëve tanë të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës,"- ​​tha Yuri Borisov gjatë një takimi me presidentin rus Vladimir Putin. 

Por ai tha se vendimi për t’u larguar nga stacioni pas vitit 2024 është i marrë tashmë dhe nuk ka kthim pas dhe theksoi se ata do të punojnë që të ngrejnë stacionin e tyre.

Sipas vizionit të Borisovit, fluturimet ruse të drejtuara në hapësirë ​​duhet të kryhen në përputhje me një program shkencor të balancuar dhe sistematik, në mënyrë që çdo mision t'i sigurojë vendit njohuri të reja në fushën e hapësirës.

Kreu i mëparshëm i Roscosmos Dmitry Rogozin kishte parashikuar se ISS, të cilin NASA planifikon ta operojë deri në vitin 2030, do të "shembet" deri në atë kohë, nëse nuk investohen "shuma të mëdha parash" në riparimin e tij. Por puna për të mbajtur stacionin në orbitë nuk është më efektive për Rusinë për shkak të mjedisit aktual gjeopolitik, vuri në dukje ai.

Borisov gjithashtu pranoi në prill se modulet ruse të stacionit kanë shteruar jetëgjatësinë e tyre.

stacioni hapesinor rus yuri borisov dmitry rogozin

Sondazh

Poll