Bota

Dhëndri i Donald Trump rrëfen se ishte i diagnostifikuar me kancerin e tiroides, teksa ishte ndihmës i ish-presidentit

Dhëndri i ish-presidentit të SHBA-së Donald Trump, Jared Kushner do botojë libër për historinë e tij dhe diagnostifikimit me kancerin e tiroides.

26 Korrik 2022, 13:48 Nga s.s
Dhëndri i Donald Trump rrëfen se ishte i diagnostifikuar me kancerin e
Jared Kushner dhe Donald Trump

SHBA- Jared Kushner, një ish ndihmës i lartë i ish-presidentit Donald Trump, i cili është i martuar me vajzën e Trump, Ivanka, ka shkruar në mediat sociale se ai kishte kaluar një periudhë shumë të keqe të jetës së tij. Në vitin 2019 ai ishte diagnostifikuar me kancerin e tiroides, e cila ishte e pazbuluar më parë dhe se kishte vendosur të botonte një libër për këtë gjë. Sipas disa pjesëve të librit që ka parë portali Reuters, Kushner ka shkruar se mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Sean Conley e ka marrë veçmas për t'i treguar atij rezultatet e testit të tij nga Qendra Mjekësore “Walter Reed”, ku rezultatet treguan se ai kishte kancer dhe se duhej t’i nënshtrohej patjetër një operacioni, raporton The Guardian.

Kushner iu nënshtrua operacionit pikërisht para “Ditës së Falënderimeve” dhe arriti ta mbante të fshehtë diagnozën e tij të kancerit, pavarësisht se punonte në Shtëpine e Bardhë. Fragmentet e librit u raportuan fillimisht nga gazeta botërore “New York Times”. Pa e ditur Kushner, Trump ishte i vetëdijshëm për diagnozën e kancerit. Kushner në mediat sociale ka shkruar: “Një ditë para operacionit, Trump më thirri në Zyrën Ovale dhe i bëri shenjë ekipit të tij që të mbyllte derën. A jeni nervoz për operacionin?", ka pyetur ai.

Kushner pyeti se nga e dinte Trump, dhe ky i fundit u përgjigj: “Unë jam presidenti. Unë di gjithcka. Unë e kuptoj që ju doni t'i mbani këto gjëra në heshtje. Më pëlqen t'i mbaj për vete gjëra të tilla gjithashtu. Do të jesh mirë. Mos u shqetësoni për asgjë me punën. Ne kemi gjithçka të mbuluar këtu”. Ai tha se një pjesë e konsiderueshme e tiroides iu hoq gjatë operacionit, i cili erdhi gjatë negociatave të tensionuara me Kinën për një marrëveshje tregtare.

jared kushner donald trump

Sondazh

Poll