Bota

Hajduti i veçantë, Ketri bën “kërdinë” në një supermarket në Britani

Policia Britanike ka gjetur një ketër në një dyqan i cili kishte vjedhur ushqim zogjsh dhe arra.

26 Korrik 2022, 08:23 Nga s.s
Hajduti i veçantë, Ketri bën “kërdinë”
Ketri duke u larguar nga dyqani

BRITANI- Një ketër në një ndër qytetet e Britanisë, Norwich ka hyrë në një dyqan B&Q DIY, i cili vazhdoi të vidhte ushqim zogjsh dhe arra.

Të shtunën mbrëma, pronari i dyqanit ka njoftuar policinë pas rënies së alarmit të dyqanit, raporton BBC.

Oficerët përmes një shkrimi në Twitter kanë shkruar se brenda në dyqan kanë gjetur një ketër, i cili ishte duke ngrënë arra dhe ushqim zogjsh.

Ata shtuan se pavarësisht se ketri ishte i shëndetshëm, ai ishte ende "shumë i shpejtë dhe i shkathët për ne" dhe se “hajduti” bëri një arratisje të pastër.

keter britani norwich

Sondazh

Poll