Bota

“Më tradhton burri”, gruaja nxjerr armën dhe qëllon në aeroport

Një grua nxori një armë dhe filloi të qëllonte në ajër brenda aeroportit në Dallas, SHBA duke terrorizuar udhëtarët përpara se një oficer policie ta qëllonte në këmbë dhe ta ndalonte. Sipas raportimeve të disa dëshmitarëve gruaja po bërtiste se burri e saj e tradhëtonte

26 Korrik 2022, 08:10 Nga s.s
“Më tradhton burri”, gruaja nxjerr armën dhe
Aeroport Dallas Love Field, Texas

SHBA- Një grua dyshohet se qëlloi disa të shtëna me armë në ajër në aeroportin Dallas Love Field në Teksas të hënën përpara se policia ta qëllonte dhe ta merrte në paraburgim, raporton Policia e Dallasit.

Ishte pak para orës 11 të mëngjesit me orën lokale, kur 37-vjeçarja mbërriti në Dallas Love Field dhe më pas shkoi në tualet. Më pas doli duke mbajtur një pistoletë dhe filloi të qëllonte drejt tavanit.

Në këtë moment udhëtarët janë tmerruar të cilë kanë filluar të vraponin për t’u mbrojtur. Sipas CNN, duke cituar dëshmitarët okularë, gruaja po bërtiste se burri i saj po e tradhtonte.

Një oficer policie e ka imobilizuar gruan e armatosur, pasi fillimisht e ka qëlluar në këmbë. Ajo u dërgua në një spital aty pranë, por nuk dihet gjendja e saj shëndetësore. Gjatë incidentit nuk pati të lënduar të tjerë dhe aeroporti pas një kohe të shkurtër ishte plotësisht funksional.

teksas amerike

Sondazh

Poll