Bota

Fundoset një varkë me 60 emigrantë në Bahamas, 17 të vdekur mes tyre dhe fëmijë

Forcat e sigurisë Bahamiane kanë nxjerrë trupat e 17 personave dhe nuk ka raportime për persona të zhdukur në aksidentin që ndodhi herët në mëngjes të së dielës 11 kilometra larg New Providence.

25 Korrik 2022, 09:12 Nga d.a.
Fundoset një varkë me 60 emigrantë në Bahamas, 17 të
Bahamas

BAHAMAS- Një aksident ka ndodhur në brigjet e Bahamas, ku 17 emigrantë vdiqën dhe 25 u shpëtuan kur një varkë me rreth 60 persona në të është përmbysyr dhe fundosur.

Forcat e sigurisë Bahamiane kanë nxjerrë trupat e 17 personave dhe nuk ka raportime për persona të zhdukur në aksidentin që ndodhi herët në mëngjes të së dielës 11 kilometra larg New Providence.

Kryeministri i Bahamas, Philip Davis, tha në një deklaratë se 15 gra, një burrë dhe një fëmijë ishin në mesin e viktimave.

Ai tha se emigrantët e gjetur ishin shtruar në spital dhe se hetuesit përcaktuan se një skaf me dy motorë u largua nga Bahamas rreth orës 1:00 të mëngjesit me rreth 60 persona, ndoshta drejt Miami.

Sipas tij, ka nisur një hetim penal në lidhje me kontrabandën e njerëzve.

emigrante te vdekur incident ne bahamas philip davis

Sondazh

Poll