Bota

Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti nisen për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Lajmi është konfirmuar nga një njoftim i presidencës ku thuhet se Osmani dhe Kurti kanë udhëtuar për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar në Kongresin amerikan për nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin Kompakt të Kosovës.

25 Korrik 2022, 09:04 Nga d.a.
Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti nisen për në Shtetet e
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, janë nisur sot drejt SHBA-ve në një vizitë zyrtare.

Lajmi është konfirmuar nga një njoftim i presidencës ku thuhet se Osmani dhe Kurti kanë udhëtuar për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar në Kongresin amerikan për nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin Kompakt të Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Uashington, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti do të zhvillojnë edhe takime të tjera bilaterale”, thuhet në njoftim.

kurti dhe osmani ne shba

Sondazh

Poll