Aktualitet

Konfindustria kërkesë Ministrisë së Financave: Shtyni paraqitjen e pasqyrave financiare të biznesve përtej 31 korriku

Konfindustria thotë se ‘‘është plotësisht e pamundur teknikisht depozitimi i pasqyrave financiare për shkak të problematikave të mëdha të platformës qeveritare elektronike e-albania, pas sulmit kibernetik që u ndërmorrë ndaj saj.

25 Korrik 2022, 09:49 Nga A.B
Konfindustria kërkesë Ministrisë së Financave: Shtyni
Konfindustria

TIRANË- Konfindustria i ka kërkuar ministrisë së Financave dhe Ekonomisë që të shtyjë afatin e paraqitjes së pasqyrave financiare të bizneseve përtej detyrimit të datës 31 korrik 2022. Përmes një njoftimi, Konfindustria thotë se ‘‘është plotësisht e pamundur teknikisht depozitimi i pasqyrave financiare për shkak të problematikave të mëdha të platformës qeveritare elektronike e-albania, pas sulmit kibernetik që u ndërmorrë ndaj saj.

REAGIMI I KONFINDUSTRISË:

‘Konfindustria, duke marre shkak nga rënia dhe problematikat e mëdha të platformës qeveritare elektronike e-albania, i kërkon Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të marri nismën ligjore për miratimin e Aktit Normativ për shtyrjen e afatit të paraqitjes së pasqyrave financiare të bizneseve përtej detyrimit të datës 31 korrik 2022. Mbështetur në të dhënat e ardhura pranë Konfindustrisë nga bizneset është plotësisht e pamundur teknikisht depozitimi i pasqyrave financiare. Në vazhdimësi në vite vështirësitë e paraqitjes në sistemet elektronike të e-albania ka qenë të pranishme dhe shqetësimet e biznesit kanë qenë të mëdha. Tashmë është krejtësisht e pamundur.

Në rast te mos shtyrjes së afatit ligjor të mësiperm me dhjetra mijra biznese të vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj me qarkullim mbi 5 milionë lekë të ardhura vjetore do të gjobiten automatikisht me 60 mijë lekë. Gjithcka më sipër ndodh pa asnjë shkelje nga ana e bizneseve, por përgjegjesi e plotë e platformave qeveritare elektronike. Shqetësimi është shumë i pranishëm për efikasitetin e investimeve në ndërtimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit në Shqipëri në vlera mbi 200 milionë $. Përvec problemeve të shumta teknike sistemi shqiptar i teknologjisë ka paraqitur dobësi të mëdha në mbrojtjen e informacionit të shtetasve, qeverisë dhe qytetarëve. Vetëm pak muaj më parë rrodhën informacione private të pagave, të targave të makinave dhe numrat e telefonit, që prekën qindra mijra qytetarë dhe biznese. Konfindustria i kërkon ekzekutivit, që njëkohesisht me aktin normativ në fjalë, të fillojë edhe rishikimi i plotë i përmirësimit të procesit të fiskalizimit, nisur edhe nga problematikat e sistemeve qeveritare të teknologjisë së informacionit. Gjergj Buxhuku Administrator i Përgjithshëm’

konfindustria sulmi kibernetik

Sondazh

Poll