Fshehën marihuanë, MDMA dhe kokainë në magazinën e lokalit ku punonin, arrestohen dy shqiptarë në Itali
malli i sekuestruar, Itali ITALI- Njerëz të skuadrës lëvizëse të Komisariatit të Policisë Savona arrestuan sonte n&...
Në pranga janë vënë dy personat me inicialet O. H dhe K. H., të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur me dhunë varësen dhe më pas e kanë shitur atë në një argjendari në qytetin e Lezhës.
LEZHË- Dy persona janë vënë në pranga nga policia e shtetit pasi i kanë vjedhur me dhunë varësen e një gruaje. Ka qënë gruaja me inicialet I. K., e cila denoncoi në polici se në zonën e Astirit, persona të paidentifikuar i kanë vjedhur varësen me dhunë. Në pranga janë vënë dy personat me inicialet O. H dhe K. H., të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur me dhunë varësen dhe më pas e kanë shitur atë në një argjendari në qytetin e Lezhës. Në vijim të veprimeve hetimore u procedua penalisht në gjendje të lirë, pronari i argjendarisë, shtetasi I. G., 39 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale "Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale".
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar "Discover”, për zbardhjen e një vjedhjeje të ndodhur më parë, si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të saj. I vodhën me dhunë varësen një shtetaseje, identifikohen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar. Procedohet penalisht pronari i argjendarisë, që përvetësoi varësen e vjedhur. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore disaditore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Discover”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasve:
- O. H., 18 vjeç, dhe K. H., 24 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale "Vjedhja me dhunë", kryer në bashkëpunim. Më datë 08.07.2022, në Komisariatin e Policisë Nr. 6, ka bërë kallëzim shtetasja I. K., se në zonën e Astirit, persona të paidentifikuar i kanë vjedhur varësen me dhunë. Strukturat e Policisë kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të kësaj ngjarjeje. Pas një pune të mirëfilltë hetimore disaditore janë identifikuar dhe vënë në pranga shtetasit O. H dhe K. H., të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur me dhunë varësen shtetases I. K., dhe më pas e kanë shitur atë në një argjendari në qytetin e Lezhës. Në vijim të veprimeve hetimore u procedua penalisht në gjendje të lirë, pronari i argjendarisë, shtetasi I. G., 39 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale "Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale". Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
malli i sekuestruar, Itali ITALI- Njerëz të skuadrës lëvizëse të Komisariatit të Policisë Savona arrestuan sonte n&...
Aksident SHKODËR- Aksident në aksin rrugor Lezhë-Shkoder, në afërsi të fshatit Balldre. Në orët e para të m&eu...
OSHEE GJIROKASTËR- Gjysma e qytetit të Gjirokastrës ka mbetur pa energji elektrike. Shkak është bërë një lidhje e s...
Vape TIRANË- Masat ajrore me origjinë nga Veriu i Afrikës do të mbeten prezente në territorin Shqiptar duke bërë që...
Foto ilustruese BRITANI E MADHE- Një emigrant ilegal, i cili muajin e kaluar kaloi në Britaninë e Madhe me një varkë të vog&e...
Vjollca Hoxha TIRANË- Bajram Begaj është betuar si President i Republikës dhe pas betimit është mbajtur një ce...
Foto ilustruese Gjendje ankthi dhe frikë për jetën ndjeu një 17-vjeçare në Kamëz, e cila përndiqej nga ish i dash...
Foto ilustruese TIRANË- Dy viktima janë shënuar në 24 orët e fundit në vendin tonë nga pandemia e koronavirusit. Sipas M...
Shpëtim Idrizi, Lulzim Basha dhe Mesila Doda TIRANË- Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka marrë pjesë sot në betimin e presidentit t&...
Ambulance SARANDË- Një 62-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e një aksidenti rrugor. Policia bë...