Aktualitet

Të shtënat me armë zjarri në Vlorë, shpallet në kërkim 40-vjeçari, Policia: Do kërcënonte një grua

Shkak i këtij veprimi, sipas policisë u bë konflikti që kishte me një grua 58-vjeçe. 

25 Korrik 2022, 09:29 Nga A.B
Të shtënat me armë zjarri në Vlorë, shpallet në
Vlore

VLORË- Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim Eurel Liçajn, 40-vjeçari i cili u përfshi në një konflikt ditën e djeshme në Vlorë. Ky person, qëlloi me armë zjarri në ajër pranë tunelit, në zonën e quajtur 'Uji i Ftohtë' në Vlorë. Shkak i këtij veprimi, sipas policisë u bë konflikti që kishte me një grua 58-vjeçe. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe administrimit të çdo prove të grumbulluar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe një gëzhojë. Ndërkohë ka nisur puna për të lokalizuar dhe arrestuar Liçajn. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Qëlloi me armë zjarri në ajër, për të kanosur për motive të dobëta, një shtetase, shpallet në kërkim 40-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, pranë tunelit, në zonën e quajtur “Uji i Ftohtë”, ku një 40-vjeçar qëlloi me armë zjarri në ajër, për të kanosur për motive të dobëta, një shtetase, bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit:

E. L., 40 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, me qëllim kanosjen e shtetases A. D., 58 vjeçe, banuese në Vlorë. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe administrimit të çdo prove të grumbulluar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe një gëzhojë. Vijon puna nga ana e shërbimeve të Policisë, për kapjen e shtetasit E. L. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

te shtenat me arme ne vlore vlore

Sondazh

Poll