Bota

Bimët 'kanabis' hiqen nga ekspozita e fshatit Dorset

Në Australi janë gjetur 6 bimë 'kanabis' në ekspozitën e fshatit Dorset. Këtë shqetësim e ka ngritur një banor dhe bimët janë sekuestruar nga policia.

25 Korrik 2022, 08:12 Nga s.s
Bimët 'kanabis' hiqen nga ekspozita e fshatit Dorset
Kanabis

AUSTRALI- Gjashtë bimë ‘kanabis’ janë hequr nga ekspozita e fshatit Dorset pasi shqetësimet u ngritën nga një banor.

Kopshtarja Tray Veronica ishte e bindur se gjelbërimi i pazakontë ishin bimë kanabisi. Ajo tha: "Unë mund të identifikoj shumicën e bimëve, por pasi i vendosa re që ato ishin bimë kanabisi koka ime filloi të më dhimbte”.

Bimët u janë dorëzuar policisë për t'u identifikuar. Veronica tha: "Bimët ishin goxha të mëdha kur i pashë, kështu që do të kishin qenë atje për disa javë pa u vënë re. Unë supozoj se kjo ishte ideja e dikujt tjetër për të më bërë mua një shaka”. Policia deklaroi se zonja në fjalë "mund të ketë ngatërruar bimët”, raporton BBC.

Këshilltari Andrew Parry, kryetar i këshillit, në llogaritë e tij sociale shkroi: "Me këshillën e policisë, ‘kanabisi’ u gjet, u hoq dhe u sigurua. Është bërë një inspektim i mbjellësve të tjerë dhe kjo nuk ka ngritur asnjë shqetësim të mëtejshëm”. Duke iu përgjigjur në Facebook, Andy Knott postoi: "Farat janë të zakonshme në përzierje të ndryshme, ku ka edhe fara të shpendëve dhe disa e gjejnë rrugën e tyre në shtretërit e luleve dhe vetë-farësohen lehtësisht".

kanabis

Sondazh

Poll