Aktualitet

Aksion në Rinas, ndalohen dy të kërkuarit ndërkombëtar, kërkohen nga Italia dhe Kosova

4 Gusht 2019, 08:31 Nga DOSJA
Aksion në Rinas, ndalohen dy të kërkuarit ndërkombëtar,

TIRANË– Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në aeroportin e Rinasit pasi ishin shpallur nër kërkim ndërkombëtar.

Është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë shqiptari me iniciale A.P., 40 vjeç, pasi ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Roma.

Për 40-vjeçarin, Gjykata e Venecias ka lëshuar urdhër-arresti pasi akuzohet për pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Gjithashtu në Rinas u ndalua me qëllim ekstradimi drejt Kosovës 39-vjeçari me iniciale R.Xh..

39-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga UNMIK, pasi autoritetet gjyqësore kosovare, kanë lëshuar urdhër-arresti për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Rinas

Kapen dhe ndalohen dy persona në kërkim ndërkombëtar për llogari të Italisë dhe Kosovës

Kapja e tyre u bë nga Policia Kufitare Rinas në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të punës për kapjen e pesonave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, kanë bërë kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimi të dy shtetasve, të cilët gjatë përpunimit të dokumentacionit kanë rezultuar persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe konkretisht:

-Është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasi shqiptar A.P., 40 vjeç, pasi ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Roma.

Gjykata e Venecias, Itali, ka lëshuar urdhër-arresti për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

-Gjithashtu po në Rinas nga shërbimet e Policisë Kufitare u bë kapja dhe arrestimi provizor me qëllim ekstradimi drejt Kosvës i shtetasit kosovar R.Xh., 39 vjeç.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga UNMIK, pasi autoritetet gjyqësore kosovare, kanë lëshuar urdhër-arresti për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën dhe Policinë e Kosovës po vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aeroporti i rinasit arrestohen dy persona aeroporti i rinasit arrestohen dy persona

Sondazh

Poll