Aktualitet

Sherri në lokal për borxhin, arrestohet autori që plagosi tre persona në Elbasan (EMRI)

4 Gusht 2019, 08:48 Nga DOSJA
Sherri në lokal për borxhin, arrestohet autori që plagosi tre

ELBASAN– Policia ka arrestuar një prej autorëve të plagosjes së ndodhur dy ditë më parë në Elbasan. Në prangat e policisë ka rënë 34-vjeçari Ilirjan Bezhani. (Lexo këtu)

Ndërsa në kërkim vijon të jetë Genti Faqja, i cili rezulton i dënuar më parë për vrasje.

Por si nisi ngjarja?

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në një lokal pranë Pallatit të Sporteve, ku të plagosurit dhe autorët ishin ulur në të njëjtën tavolinë. 

Dyshohet se konfliki ka nisur për shkak të borxheve dhe agravuan deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Si pasojë mbetën të plagosur  në këmbë Astrit Cërriku e Fezi Ago dhe në sy Mihal Kocashi.

Sipas informacioneve, të plagosurit kanë lidhje fisnore me njëri-tjetrin dhe sipas policisë janë jashtë rrezikut për jetën në spital.

NJOFTIMI I POLICISË:

 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet astrit cërriku elbasan fezi ago mihal kocashi plagosja ne elbasan astrit cërriku elbasan fezi ago mihal kocashi plagosja ne elbasan

Sondazh

Poll