Aktualitet

VD- “Krenaria e policisë!” U lirua nga qelia, kryekomisari i Shkodrës pritet me duartrokitje e lot nga protestuesit

Kryekomisar Saimir Rustemi, i përqafon me shumë emocion protestuesit të cilët mes lotësh kërkuan që në orët e para të mëngjesit lirimin e Rustemit. 

24 Korrik 2022, 14:49 Nga A.B
VD- “Krenaria e policisë!” U lirua nga qelia, kryekomisari i
Pamje nga shkodra

SHKODËR- Kryekomisar Saimir Rustemi është pritur me brohorima dhe përshëndetje nga protestuesit pas vendimit te gjykatës së Shkodres e cila e la me masen e sigurise 'arrest shtëpie' duke e zbutur masën e mëparshme 'arrest me burg'.

Në videon e siguruar nga Dosja.al dëgjohen duartrokitje përpara gjykatës. Kryekomisar Saimir Rrustemi, i përqafon me shumë emocion protestuesit të cilët mes lotësh kërkuan që në orët e para të mëngjesit lirimin e Rustemit. 

Për 13 personat e dyshuar, 11 prej të cilëve punonjës policie, gjykata e Shkodrës vendosi që të zbusë masat e sigurisë duke i liruar. Për 9 prej tyre vendosi masën e sigurisë arrest shtëpie dhe për dy të tjerë detyrim paraqitje. Ndërsa për dy vëllezërit Basha, pronar të një firme ndërtimi Altion Basha u la me arrest me burg dhe Armand Basha detyrim paraqitje.

Qytetarët shkodranë dolën në protestë për të treguar mbështetje pasi vlerësojnë figurën e Saimir Rustemit. 14 policë dhe ish-efektivë të Policisë në Shkodër, përfshirë edhe ish-shefin e Rendit Saimir Rustemi u arrestuan pasi Agjencia e Mbikqyrjes Policore (AMP), i akuzon për vjedhje dhe shpërdorim detyre për një tender të rikonstruksionit të Komisariatit të Policisë Shkodër me vlerë 2 milionë lekë. Sipas AMP, këta efektivë kanë favorizuar subjekte të ndryshme dhe në mënyrë të qëllimshme nuk i kanë referuar shkeljet me procedurat e prokurorimeve

shkoder saimir rustemi

Sondazh

Poll