Aktualitet

Abuzuan me tenderin e komisariatit të Shkodrës, lirohen 14 të dënuarit

Ditën e sotme, jashtë gjykatës qytetarë të ndryshëm me postera në duar protestuan në mbrojtje të Rustemit

24 Korrik 2022, 12:33 Nga A.B
Abuzuan me tenderin e komisariatit të Shkodrës, lirohen 14 të
Protesta

SHKODËR- 14 efektivët e policisë të arrestuar për favorizime në tendera në Malësinë e Madhe janë lënë të lirë nga qelia. Ish-shefi i rendit Saimir Rustemi dhe 12 efektivë të tjerë të policisë janë liruar nga qelia ndërsa vendimi jashtë Gjykatës së Shkodrës është pritur jashtë me duartrokitje.

Ish shefi i rendit Saimir Rrustemi është lënë në arrest shtepie së bashku me Luida Ujkan, Mustaf Ishmakun, Xhavit Isufin, Rudina Keqin, Klement Tolen, Paulin Prendin, Rrezert Prelën dhe Veronika Xhafajn. Ndërsa Arsenida Hadri dhe Briland Mnela janë lënë në detyrim paraqitje.

Ditën e sotme, jashtë gjykatës qytetarë të ndryshëm me postera në duar protestuan në mbrojtje të Rustemit

“Nderoni veten!  Lironi shef Saimirin”, ” Shkodra do shef Saimirin Jo Kriminelet”, “Shef Saimiri, krenaria e policisë”, ishin disa nga mesazhet që ata mbanin në posterat e tyre.

Efektivë dhe ish-efektivë të Shkodrës u arrestuan pas akuzave për abuzim me tenderin e rikonstruksionit të godinës së komisariatit të Malësisë së Madhe. 

proteste ne shkoder shkoder

Sondazh

Poll