Bota

Ministrja e Jashtme gjermani kundër Erdogan, Baerbock:Foto me Putin një sfidë e hapur për NATO-n

Në foto shfaqen tre presidentët, me mikpritësin Ebrahim Raeisi në mes, të kapur për dore dhe të buzëqeshur. Në një intervistë me Bild të publikuar të shtunën, Baerbock vuri në dukje se kjo foto është "më se e pakuptueshme" për të, "veçanërisht nga këndvështrimi i një anëtari të NATO-s". 

24 Korrik 2022, 07:36 Nga d.a.
Ministrja e Jashtme gjermani kundër Erdogan, Baerbock:Foto me Putin
Putin, Raisi dhe Erdogan

GJERMANI- Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock e ka përshkruar një foto të përbashkët të fundit të Vladimir Putin me Rexhep Tajip Erdogan, një sfidë për NATO-n. Imazhi është shkrepur gjatë një takimi midis liderëve rus dhe turq në Iran javën e kaluar.

Në foto shfaqen tre presidentët, me mikpritësin Ebrahim Raeisi në mes, të kapur për dore dhe të buzëqeshur. Në një intervistë me Bild të publikuar të shtunën, Baerbock vuri në dukje se kjo foto është "më se e pakuptueshme" për të, "veçanërisht nga këndvështrimi i një anëtari të NATO-s". 

Ndërsa është pjesë e aleancës, Turqia ka devijuar nga vendet e tjera anëtare në zgjedhjen e një qëndrimi neutral në konfliktin e Ukrainës. NATO në tërësi zyrtarisht e konsideron Rusinë një kërcënim. 

“Fakti që presidenti turk është në këtë foto është një sfidë, për ta thënë butë. Sepse ka aktorë të tjerë që nuk mbrojnë vlerat tona dhe kur janë në dyshim, ata gjithashtu bashkojnë forcat” tha ajo.

Sipas mendimit të saj, fotografia dëshmon rëndësinë e të qenit së bashku me partnerë me vlerë, të cilët jo vetëm që besojnë në rregullat ndërkombëtare, por edhe i mbrojnë ato.

Negociatat trepalëshe në kryeqytetin iranian u mbajtën në fillim të kësaj jave si pjesë e të ashtuquajturit Procesi i Paqes në Astana, i cili u nis nga Moska, Teherani dhe Ankaraja në vitin 2017 me synimin për të arritur një zgjidhje paqësore të konfliktit në Siri. Putin zhvilloi gjithashtu bisedime dypalëshe me secilin nga homologët e tij. Situata në Ukrainë ishte në axhendën e të dy takimeve.

annalena baerbock putin takohet me erdogan

Sondazh

Poll