Bota

ME VD- Gazetarët e REL-it raportojnë mes bombardimesh në Ukrainë, një person u lëndohet para syve

Gazetari i Current Time, Borys Sachalko, dhe kameramani Serhiy Dykun, vrapuan për t’u strehuar, por civilët aty afër nuk ishin mjaftueshëm të shpejtë.

23 Korrik 2022, 19:08 Nga k.m.
ME VD- Gazetarët e REL-it raportojnë mes bombardimesh në
Pamje nga aksioni

UKRAINË- Predhat binin teksa një ekip i Radios Evropa e Lirë po vizitonte një qytezë në vijën e frontit, në lindje të Ukrainës, më 20 korrik, ku vullnetarët po përpiqeshin t’i evakuonin civilët. Gazetari i Current Time, Borys Sachalko, dhe kameramani Serhiy Dykun, vrapuan për t’u strehuar, por civilët aty afër nuk ishin mjaftueshëm të shpejtë.

Dy prej tyre u lënduan dhe u dërguan menjëherë për trajtim mjekësor në një vend më të sigurt. Megjithatë gazetarët kanë dëshmuar të gjithë skenën, duke e dokumentar edhe me pamje nga Ukraina. I lënduari është evakuuar, pasi mori një plagë të re në këmbë.

*Current Time është televizion në gjuhën ruse dhe rrjet digjital, i udhëhequr nga Radio Evropa e Lirë, në partneritet me Zërin e Amerikës. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)

 

borys sachalko lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll