Bota

Të shtëna me armë në Baks të Skenderajt, një i vdekur dhe dy të plagosur

Ngjarja është raportuar në Polici rreth orës 19:04. Sipas saj, dy të plagosurit tjerë janë jashtë rrezikut për jetë dhe janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

23 Korrik 2022, 21:51 Nga k.m.
Të shtëna me armë në Baks të Skenderajt, një i
Foto ilustruese

KOSOVË- Një person ka vdekur pas të shtënave me armë zjarri në fshatin Baks të Komunës së Skënderajt. Të shtënat me armë zjarri janë plagosur tre persona, por vetëm njëri nga ta nuk arriti që t’u mbijetojë plagëve të marra. Ngjarja është raportuar në Polici rreth orës 19:04. Sipas saj, dy të plagosurit tjerë janë jashtë rrezikut për jetë dhe janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Deri më tani mediat vendase kanë bërë me dije se i vrarë ka mbetur një 47-vjeçar dhe se konflikti ka nisur mes tre kushërinjve që kanë qëlluar ndaj njëri-tjetrit. Për shkak të plagëve të marrë njëri ndërroi jetë, ndërs dy të plagosurit tjerë janë jashtë rrezikut për jetë dhe janë dërguar në QKUK për trajtim më të specializuar mjekësor.

skënderaj vrasje në kosovë

Sondazh

Poll