Aktualitet

Shteti i gjithë në këmbë/ Pas Tatimeve dhe Policia gri vijon kontrollet, këtë herë me peshore në rrugë

3 Gusht 2019, 20:53 Nga DOSJA
Shteti i gjithë në këmbë/ Pas Tatimeve dhe Policia gri vijon

TIRANË- Ishte një institucion që u premtua se do mbyllej, por ndodhi e kundërta. Adminsitrata e Policisë gri, është ristrukturuar dhe tashme vijon kontrollet në rrugë.

Në kuadër të aksionit kundër informalitetit dhe kjo strukturtë e organeve të qeverisë bën kontrolle të shumta në rrugë.

Sot, në një nga rrugët e vendit, është nxjerrë dhe peshorja. Makina të tonazhit të rëndë, janë peshuar në peshoren elektronike, ku verifikohet sasia e mallit të deklaruar.

Dosja.al mëson se nga kontrollet janë zbuluar shumë shkelje që janë ndëshkuar me masat përkatëse administrative.

Prej ditësh qeveria ka marrë një aksion të gjerë kundër informalitetit. Për të goditur këtë fenomen, janë bërë kontrolle të zgjeruara në terren, ku dhe janë gjobitur dhjetëra biznese e shumë të tjera janë mbyllur. Por duket se ky aksion do të vijojë dhe më tej, pasi qeveria tashmë ka gati sitemin e ri të kontrollit të bizneseve. Duke qenë se kasat që përdoren aktualisht janë me teknologji të vjetër ato nuk të japin mundësi t’i monitorosh në çdo kohë bizneset, por vetëm me mbylljet ditore. Në këtë mënyrë të gjitha bizneset do të pajisen me kasa të reja, të cilat fal teknologjisë do të mund të raportojnë në çdo minutë të ditës.

(A.B. Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni anti-informalitet hetimi tatimor policia gri aksioni anti-informalitet hetimi tatimor policia gri

Sondazh

Poll